Nga bileta e kthimi te çeku me para/ 6 avantazhet që ndodhen brenda shtëpsië së “BBV”
“Big Brother Vip” vjen me disa risi në këtë sezon të katërt.
Përveç faktit që shtëpisë do i bashkohen edhe personazhe jo publikë, një risi ndodhet tashmë edhe në shtëpi. Ledioni u ka treguar banorëve se në shtëpi ndodhen 6 kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë. Por ai paralajmëroi se me një avantazh, vjen dhe një dënim.
“Disa kuti që mund ti keni vënë re në biletë kthimi cek 500 mijë euro unazë, informacion nga jashtë, ftesë për personin e zemrës dhe imunitet. Për të përfituar një nga këto avantazhe, duhet të thyeni xhamin, por kujdes!
Me avantazhin vjen edhe një dënim, që mund të jetë individual, pao edhe kolektiv që ju prek të gjithëve. Prandaj, mendojeni mirë para se të thyeni xhamin.”- tha Ledioni.
Banorët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP”:
-Laert Vasili, aktori i njohur ishte banori i fundit për mbrëmjen e sotme që iu bashkua Big Brother Vip
-Loredana Brati, një vajzë Vlonjate e lidnur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele.
-Livia Bruka pas një performance në kërcim, vendosi të futet në shtëpinë e BBV4. Fillimisht u mendua se banorja më e re do të ishte Megi Pojani, por në fund u prezantua banorja më e re.
-Amber bëhet transgjinori që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai deklaroi se ka lindur në trup të gabuar, për këtë më pas ka vendosur të kthehet në femër.
-Aldo Marku, regjisor në profesion, ka vendosur të bëhet pjesë e shtëpisë që do të monitorohet nga kamerat për 24/7.
-Rozana Radi, është këngëtarja tjetër e cila starton rrugëtimin e saj në BBV4. Ajo u shpreh se e ka nisur shumë herë jetën nga zeroja, por aty brenda do të tregojë veten e saj.
-Joz është këngëtari misterioz që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai hyri me synime të qarta, ku shprehu se zemra e tij mbetet e hapur për romancë.
–Xum Allushi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa që në start ka nisur me batuta.
-Gerta Gixhari ka vijuar rrugëtimin e së motrës Olta Gixhari, duke u bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.
–Klajdi Musabelliu është banori më i ri i shtëpisë së BBV4. Këngëtari u prek pas dhënies së klipit të prezantimit dhe më pas kënduan këngën e ditëlindjes për mamanë e tij.
–Gili & Redoni është futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4, duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ajo ndryshe nga të tjerët është një trup i vetëm, së bashku me djalin e saj. Tashmë nënë e bir janë banorët e rinj të BBV4.
-Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.
–Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.
–Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.
–G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin. Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.
–Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4. Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
