“Nuk ke këllqe vëlla”/ Pas përplasjeve të ashpra, Albi Nako sqarohet me Romeo Veshajn

7 Shkurt 2024, 20:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Nuk ke këllqe vëlla”/ Pas përplasjeve të

Një ditë pas përplasjeve dhe debateve të ashpra mes Albi Nakos dhe Romeo Veshajt, sot dy banorët e Big Borther VIP kanë diskutuar të dy me tone më të qeta.

Koreografi i thotë Romeos se i qëndron atyre që i tha, por i kërkon që të mos e keqkuptojë termin “këllqe”. Sipas Albit, nuk kishte asnjë konotacion negativ, por vetëm në aspektin e kurajës dhe guximit.

Albi Nako: Dëgjova që është spekuluar për atë fjalën këllqe, Po të thotë Albi, për shpirt të prindërve që i kam në shpi, që i kam gjënë më të shtrenjtë nëse e kam pasur në atë konotacion. Për shpirt të prindërve. Ishte ideja e kurajës dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër. Më beso.

Romeo Veshaj: Ti më the nuk ke argumente dhe ofendon dhe bërë të njëjtën gjë ti.

Albi Nako: Unë po të them që mos më keqkupto, për shpirt të prindërve.

Romeo Veshaj: A je OK ti për vete

Albi Nako: Jam OK, por jo për termin. Mos ma keqkupto. Tu betova. Ok?

Romeo Veshaj: Unë me ty jam në rregull, rrofsh faleminderit. Jam i qartë fare.

 

Po ndodh...