“Nuk më ofroheshin më role”! JLo flet për divorcin me Marc Anthony dhe zbulon vështirësitë e karrierës

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga divorci i Jlo dhe Marc Anthony, ende flitet për ta edhe sot e kësaj dite. Martesa e tyre konsiderohej si një martesë përrallash, ku që të dy dukeshin mjaft të lumtur.
Mirëpo, shpesh është thënë se Marc Anthony ka qenë mjaft xheloz ndaj këngëtares së njohur.
Dyshja u lidhën në vitin 2004. Nga martesa, ata kanë dy fëmijë së bashku të cilët quhen Max dhe Emme.
Por Jennifer Lopez së fundmi ka dhënë disa detaje lidhur me divorcin e saj gjatë dokumentarit “Halftime”.
Ajo ka rrëfyer se si e ka vijuar jetën e saj pas ndarjes nga Marc Anthony.
“Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfekte,” –ka thënë këngëtarja me famë botërore.
Jo vetëm kaq por JLo ka treguar edhe një vështirësi që ka patur gjatë karrierës së saj.
“Në moshën 42-vjeçare nuk më ofroheshin më role në filma dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime”, vijoi Jennifer Lopez.
Edhe pse vitet kalojnë, JLo vijon të mbetet ende një këngëtare dhe aktore e suksesshme.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128