Olta dhe Luizi personazhet e filmit “Në kuadër të dashurisë” 'zihen' për rrobat
11 Qershor 2023, 14:17 / SHOWBIZ

Aktorja Olta Gixhari i është përgjigjur ironisë së Luiz Ejllit, i cili gjatë një reklame për dyqan veshjesh, përmendi deklaratën e saj ku gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” i ka thënë se vishej me rroba fallco.
Olta ka postuar një foto në “InstaStory” ku shihet teksa ka bërë selfi me Luizin dhe sipër fotos shkruan me ironi “Shih sa keq je vesh këtu”, duke e shoqëruar me një emoji. Aktorja dhe këngëtari, pavarësisht debateve në “Big Brother Vip”, duket se e vazhdojnë miqësinë jashtë edhe pse me ngacmime në distancë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë edhe personazhet protagonist të një filmi të titulluar “Në kuadër të dashurisë” ku dyshja e BBV pritet të jetë çift i dashuruar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


