PAMJET VIRALE/ Vajza e Majlinda Bregut lëviz në Monaco me automjetin që kushton mbi 400 mijë euro

22 Gusht 2024, 10:32 / SHOWBIZ ALFA PRESS

PAMJET VIRALE/ Vajza e Majlinda Bregut lëviz në Monaco me automjetin

Një ndër videot më virale në rrjetin social “tiktok” është ajo e një vajze në Monaco e cila del nga një makinë "Rolls-Royce Cullinan".

Por, a e dinit që ajo vajzë është shqiptare?  Është pikërisht vajza e ish-ministres demokrate Majlinda Bregut, Kejda.

 Siç shihet dhe në pamjet e bëra virale, Kejda sapo zbret nga një makinë megaluksoze, çmimi i të cilës arrin deri në gjysmë milion euro.

E veshur plot klas, bukuroshja shqiptare mban në duar një çantë “Hermes Birkin Epsom 30”. Kejda shihet teksa është e shoqëruar nga partneri i saj “misterioz”, për të cilin gjithçka që dimë është se është me origjinë nga Burreli.

Ata shfaqen para “Hôtel de Paris Monte-Carlo”, ku sipas “TripAdvisor” një nate atje kushton 1500 euro.

Po ndodh...