Pas ndarjes me Sara Hoxhën, Ledri Vula në një romancë të re! Kush është vajza që i rrëmbeu zemrën reperit

3 Gusht 2024, 10:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pas ndarjes me Sara Hoxhën, Ledri Vula në një romancë

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus. Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë.

Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Por teksa gjithnjë e më shpesh po i shohim veç e veç me projekte të reja, flitet se jeta sentimentale e reperit ka ndryshuar. Thashethemet nga Kosova flasin se tashmë Ledri ka një të dashur të re.

Vajza në fjalë është nga Kosova dhe shumë shpesh është shfaqur në koncertet që Ledri ka mbajtur në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve. Nga ato çfarë flitet, partnerja e re e reperit nuk është një imazh i njohur, ndaj edhe deri më tani identiteti i saj nuk bëhet publik.

Të shumtë janë njerëzit pranë tyre që janë në dijeni të këtij raporti, por Ledri është shumë diskret për detaje të reja, duke preferuar që të fokusohet vetëm te jeta profesionale, duke mos dashur të flasë për jetën private.

Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”.

Pas ndarjes me Sara Hoxhën, Ledri Vula në një romancë

 

ide