
"Për tre minuta ju dua jashtë", Albano zgjon fermerët dhe u ndan punët, kë dërgoi te stalla e lopëve?

Kryeplaku i “Ferma Vip 2”, Albano Bogdo ka mbërritur në fermë mëngjesin e sotëm dhe fillimisht ka zgjuar fermerët, të cilëve më pas u ndau punët e caktuara nga Agai.
Albano urdhëroi fermerët që të çoheshin dhe bëheshin gati për tre minuta dhe të dilnin jashtë për të ndarë detyrat.
“Për tre minuta fiks ju dua atje. Nuk po ju lutem. Për tre minuta të gjithë aty poshtë. Big Mama ku je?”, tha Albano.
Pasi dolën jashtë, Albano u shpejegoi banorëve “disa gjëra bazike” dhe u kërkoi të mos i harronin gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Fermë.
“Ju pëlqeu shtëpia? Ashtu duhet të jetë çdo ditë. Asnjë rrobë mbi krevat, asnjë atlete në tokë. Duhen zhdukur. Salloni xixë, kuzhina xixë, siç i gjetët. Duhet të dalë 24 orë në TV siç e gjetët”, tha Albano me humor.
Elinara, Albi dhe Andueli shkuan te kecat, Roni, Ylli dhe Big Basta do të çajnë dru.
Big Mama, Alba dhe Ester u dërguan te stalla e lopëve, ndërsa Limi, Keisi dhe Nur te pulat. Erandi, Silvana, Frederiku dhe Andrea do të merren me punët e shtëpisë dhe do të gatuajnë për të gjithë fermerët e tjerë.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128