Përjashtime, sherre dhe thyerja e traditës nga Luizi/ Ja ngjarjet kryesore që shoqëruan Big Brother Vip 3

25 Maj 2024, 20:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Përjashtime, sherre dhe thyerja e traditës nga Luizi/ Ja ngjarjet
Sonte merr fund dhe rrugëtimi i "Big Brother Vip 3", ku fituesi do të shpallet nga vota e publikut mes Julit, Eglës, Romeos, Heidit dhe Meritonit.

Ky program nisi prej janarit dhe në të morën pjesë mbi 30 konkurentë.

Ashtu si çdo vit dhe ky sezon u shoqërua me polemika, debate dhe përjashtime.

Ky Big Brother do të mbahet mend për përjashtime me zarf të zi, nga ku u larguan Sara Gjordeni, Klodian Duro, e po ashtu dhe Egla, Ilnisa e Meritoni të cilëve "Vëllai i madh" ju dha dhe një tjetër shans duke i futur në televotim të tre, ku u eleminua gazetarja Ilnisa Agolli.

Po ashtu lanë garën me vendimin e tyre Drini Zeqo, Fatjon Kuqari e Jetmir Saliaj.

Rikthimet

Në Big Brother Vip 3 morën pjesë 4 personazhe të cilët provuan për herë të dytë eksperiencën e Big Brother. Ata ishin Jetmir Saliaj, Liami, Graciano dhe Rike Roçi. Dy prej tyre Graciano dhe Liami kishin qënë dhe më parë pjesë e të njëjtit sezon.


5 Ngjarjet e bujshme

Arrestimi i Liam Osmanit nga policia e shtetit brenda ambineteve të shtëpisë. Kjo për një çështje të hapur që ai kishte policinë, por që sipas tij nuk kishte informacion. Ai u doli pas ditësh dhe ju dha sërish mundësia për të rihyrë.

Eleminimi i tre banorëve dhe rikthimi me televotim

Për shkak të një konflikti që shkoi në ofendime të rënda Egla, Meritoni dhe Ilnisa u eleminuan me zarf të zi, por vëllai i madh i dërgoi në dhomën e bardhë për një javë, ku në shtëpi publiku zgjodhi të rikthejë Eglën dhe Meritonin.

Rikthimet me biletë fati

Pas eleminimeve nga votat e publikut Sara Gjordeni, Rike Roçi dhe Erjola Doçi u rikthyen me biletën e kthimit.

Treshja Juli-Romeo-Meriton
Miqësi dhe armiqësi

Në fillimet e Big Brother, Juli kishte një raport mjaft të mirë me Romeon e po ashtu dhe me Meritonin. Kurse Romeo dhe Meritoni ishin miq të ngushtë prej jashtë dhe këtë e brohoritën me të madhe që prej fillimit. Por as Romeo-Meriton, as Meriton-Juli dhe as Romeo-Juli nuk e zbatuan kodin e miqësisë pasi ky vit do të mbahet mend për konfliktet e herë pas hershme mes tyre.

Për herë të parë 3 çifte

Do të mbahet mend po ashtu për krijimin e tre çifteve që deri më tani konfirmojnë se janë bashkë. Romeo dhe Heidi janë të dy konkurentë për finale, Ilnisa po e pret Meritonin jashtë, kurse Sara dhe Bardhi janë në një pritje të ëmbël.

Luiz Ejlli thyen traditën

Në dy edicionet e para fituesi i Big Brother është futur në shtëpi dhe ka qëndruar me banorët. Të gjithë e prisnin këtë nga fituesi i edicionit të kaluar Luizi të hynte në shtëpi, por kjo nuk ndodhi. Ai këndoi vetëm këngën e tij të re dhe nuk i takoi banorët duke thënë se kishte firmos një kontratë me Top Channel për këtë gjë./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide