‘Po kërkon një partner të huaj’ shpërthen e revoltuar moderatorja shqiptare, kërcënon me gjyq

4 Qershor 2022, 16:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

‘Po kërkon një partner të huaj’ shpërthen e

 Eva Murati është një ndër moderatoret sportive më me emër në vend.

Prezantuesja bukuroshe ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, por asnjëherë me skandale.

Por pak ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se moderatorja është e zhgënjyer nga lidhjet me shqiptarë dhe është në kërkim të një partneri të huaj.

Shkak u bë një video e moderatores në Tik Tok, ku thuhej se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë tipi i saj.

Evës i ka dalë përpara një lajm i tillë dhe moderatorja nuk është përmbajtur, teksa ka përmendur gjyqin për shpifje.

“Eva Murati e zhgënjyer nga lidhja e fundit? Moderatorja tani po kërkon dikë të huaj”, është titulli i lajmit ku Eva ka komentuar e revoltuar: Kjo është shpifje, ku jeni bazuar? Doni të hidhni baltë mbi emrin tim të mirë pasi nuk arrini dot me mund e talent të bëni atë që bëj unë, të lartësoj emrin e Shqipërisë me cilindo projekt që kam, prandaj botoni lajme të tilla për të degraduar figurën time. Kjo është shpifje, do shihemi në gjyq!

‘Po kërkon një partner të huaj’ shpërthen e

‘Po kërkon një partner të huaj’ shpërthen e

Po ndodh...