
“Qetësia para stuhisë”/ Rikthimi i fuqishëm i Big Bastës në muzikë dhe mendimi i tij për artistët shqiptarë…

“Aje bre normal” nga Meriton Mjekiqi është një emision dinamik dhe energjik që ofron intervista ekskluzive me emrat më të njohur të showbiz-it, veçanërisht ata që kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës Hip Hop. Episodi i radhës i këtij emisioni vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh, Big Basta. Ai ka treguar më shumë për arsyet se pse u largua për të jetuar në Zelandën e Re, zhgënjimet e tij në muzikë, por dhe vendimin për t’u rikthyer më fuqishëm se më parë…
Cila është arsyeja që ka rënë niveli i muzikës dhe nuk është në nivelin që ka qenë dikur?
Ose ka rënë kreativiteti, që mbase mund të jetë 5% e gjithë arsyes. Ose mund të jetë dhe kjo tjetra, që është qetësia para stuhisë, nuk i dihet se çfarë mund të presim. Por për mua është momenti më i bukur, sepse tani kam momentin që po prodhoj.
Çfarë mund të na thuash për albumin e tretë tëndin?
Albumi do të quhet “Tirona e Nonës”. Akoma nuk e kemi vendosur se sa këngë do të ketë, edhe pse për momentin i ka 7 këngë të realizuara. Emrat që do të jenë në album deri tani kam zyrtarisht tre, Lyrical Son, Mc Kresha dhe Vesa Luma. Po mundohem që të bëj dhe një bashkëpunim tjetër, se artistët që unë dua të bashkëpunoj janë shqiptarë, por jashtë kufijve.
Nëse djali yt do të dojë të merret me muzikë, çfarë do i thoje?
100% po. Të gjitha tekstet e mia, djali im i di përmendësh. Ka një vesh të jashtëzakonshëm për muzikë. Por do që të bëhet futbollist, nuk e di pse.
Nisur nga kënga “Leji armët”, sa ndikon muzika në realitetin tonë dhe sa duhet të reflektojmë që të bëjmë një projekt të tillë për të larguar të rinjtë nga ky lifestyle që shohin nëpër filma dhe videoklipe?
Ishte një projekt i mbështetur nga OSCE e Shqipërisë, në bashkëpunim me McCann, nga Ministria e Brendshme dhe shumë organe të tjera. Ka qenë një këngë shumë e prekshme për rininë. Ajo që kam kuptuar unë është që ka qenë shumë e nevojshme të kemi këngë të tilla dhe me mesazhe të tilla. Hip Hop-i është i mbushur me dhunë, deri diku të pashpjegueshme. Të gjithë do bëhen me fëmijë nesër, çfarë do i tregojmë fëmijëve tanë? Është shumë e nevojshme edhe hapja e qëndrave kulturore që mendoj se do të sillte një përfitim shumë të madh tek të rinjtë e sotëm.
Big Basta është pyetur edhe për disa nga artistët e njohur shqiptarë dhe ka dhënë një mendim për secilin:
Unikkatil ka dhënë shumë për Hip Hopin shqiptar, ka dhënë poezi shumë të mira, ka dhënë rima shumë të mira. Edhe për faktin që ka qenë në Amerikë, ka qenë në emigrim gjithë kohës dhe është munduar të japë shumë për muzikën shqiptare. Për mendimin tim meriton një ‘Big Up’ të jashtëzakonshëm.
Edhe me Ledri Vulën kemi pak a shumë të njëjtat vite karrierë bashkë. Ka pasir një start shumë të mirë dhe gjithashtu ka prodhuar këngë të jashtëzakonshme. Në albumin e fundit i kam dëgjuar disa nga këngët, më ka pëlqyer shumë kënga “Përshëndetje Hejter”. Nuk e di a jam dakord me bashkëpunimet që ka nxjerrë kohët e fundit. Nuk e di a jam dakord që ta shoh Ledrin në atë lloj stili, në atë lloj rryme. Por uroj që t’i kthehet sa më shpejt identitetit të vet artistik. Këto dy bashkëpunimet e fundit me Elvanën janë prodiksione të shkëlqyera, shumë të mira, por nuk e di a e kisha parë Ledrin aty.
Ghetto Geasy, performer, producent, ka shkruar tekste, biznesmen, ka pasur momente që ka shkruar tekste me shumë kuptim, ka pasur momente që e ka bërë thjesht për komercin. Ka pasur një kohë të artë shumë të mirë, ka nxjerrë talente të reja të jashtëzakonshme. Respekt.
Noizy është e vërtetë që e ka pasur shumë të vështirë kur e ka nisur, sepse tregu i Hip Hop në Shqipëri nuk ka qenë aq shumë stabël, ne kemi qenë shumë pak veta atëherë. Dhe të them të drejtën reperët nga Kosova kanë qenë shumë më të përgatitur dhe shumë më dominantë. Ka punuar, e ka mbajtur me konsistencë. Unikkatil dhe Noizy kanë diçka të përbashkët, që nuk e kanë ndërruar kurrë stilin e tyre.
Kush mendon se është më i miri për ty nga këta katër artistë?
Duke marrë parasysh performancën, se sa shumë ka zbuluar talente të reja, sa shumë kanë dhënë për vazhdimësinë e Hip Hopit shqiptar, për faktin se ka dhënë shumë shfaqje dhe ka qenë i hapur për të bërë këngë nga më të ndryshmet, unë do kisha zgjedhur Getin

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128