“Kemi nevojë për siguri ndërkombëtare”, Donald Trump: SHBA do të aneksojë Groenlandën!

13 Mars 2025, 19:30 / BOTA ALFA PRESS

“Kemi nevojë për siguri ndërkombëtare”, Donald

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mendon se SHBA do të aneksojë Groenlandën, disa ditë pasi kryeministri i ardhshëm i vendit tha: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidenti i SHBA u pyet për shpresat e tij për të aneksuar Groenlandën

“Ju e dini Mark, ne kemi nevojë për sigurinë ndërkombëtare. Ne kemi shumë lojtarë tanë të preferuar që lundrojnë nëpër bregdet dhe duhet të jemi të kujdesshëm.”
Trump vuri në dyshim pretendimin e Danimarkës për territorin autonom, duke thënë se Danimarka ishte “shumë larg” nga Groenlanda, pavarësisht se ishte pjesë e mbretërisë së saj.

Ata thonë se kanë të drejta për të,” tha zoti Trump. “Unë nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se është, në fakt.”

Ai tha se SHBA tashmë ka një prani ushtarake në Groenlandë dhe shtoi: “Ndoshta do të shihni gjithnjë e më shumë ushtarë që shkojnë atje”.