Raportimet se u arrestua në aeroportin e Prishtinës, reagon Mozzik! Këngëtari zbulon si qëndron e vërteta për orën e tij me vlerë rreth 1.5 milionë euro

Reperi Mozzik ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan se ai është arrestuar nga policia doganore në Aeroportin e Prishtinës.
Mediat në Kosovë raportuar se ai u ndaluar për orën e tij të dorës Richard Mille, e cila kap një vlerë rreth 1.5 milionë euro dhe se kishte një borxh për të paguar në Administratën Tatimore të Kosovës.
Mozzik ka mohuar të gjitha pretendimet për arrestim dhe borxh, duke i cilësuar ato si shpifje dhe informacione të pavërteta.
Ai sqaron se nuk ka pasur asnjë arrestim dhe se gjithçka ka qenë vetëm një procedurë e dhënies së deklaratës për hetimet lidhur me orën e dorës.
“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille.
Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille.
Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.
Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.
uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve qe po shkruani keq! Sinqerisht Gramoz Aliu (Mozzik).
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




