Rita Ora sapo na zbuloi fustanin më perfekt të nusërisë që ka veshur në ceremoninë me Taika Waititi!

5 Gusht 2023, 23:31 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rita Ora sapo na zbuloi fustanin më perfekt të nusërisë

Rita Ora më në fund zbuloi fustanin e dasmës nga marka Tom Ford që kishte zgjedhur për të veshur në ditën e martesës së saj me Taika Waititi në një ceremoni intime në Los Anxhelos.

Këngëtarja e “Anywhere”, e cila është e famshme për stilin e saj seksi dhe të zjarrtë, ndau detajet me revistën Vogue për herë të parë për të festuar një vjetorin e tyre.

Rita, 32 vjeçe, e quajti Ford “një nga stilistët e saj të preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi”, dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një “ëndërr të realizuar”.

Dasma e improvizuar u zhvillua në shtëpinë e çiftit në Los Anxhelos në gusht 2022. Aktorja e “Fifty Shades of Grey” zbuloi:

Për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte aty, prandaj thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata më kishin pritur në mënyrë të përsosur me një vello në përmasat e mia, që nuk i duhej bërë asnjë ndryshim. Dua të them, ishte sikur e kisha menduar të ishte, për të qenë e sinqertë. Dhe thjesht më bëri kaq të lumtur.

Rita Ora sapo na zbuloi fustanin më perfekt të nusërisë

 

Po ndodh...