Rovena Stefa: Nuk kam arritur të martohem sepse iu përkushtova muzikës
29 Nëntor 2024, 15:02 / SHOWBIZ
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka rrëfyer së fundmi në BBVK disa aspekte të rëndësishme të karrierës së saj muzikore dhe ndikimin që kjo ka pasur në jetën e saj personale.
Në një bisedë me Gjestin, Rovena foli për përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës, duke theksuar se ky dedikim ka sjellë jo vetëm sukses, por edhe sakrifica të mëdha.
“Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës,” pranoi këngëtarja, duke treguar se përparësitë e karrierës shpesh e kanë privuar nga mundësia për të ndërtuar një jetë familjare.
Përveç kësaj, Rovena ndau mendimet e saj mbi partnerin ideal, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një lidhjeje në të ardhmen.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128