Sot është sipërmarrës i njohur në SHBA, reperi shkodran Rudi; Uroj që Luizi ta fitojë BBV

3 Shkurt 2023, 13:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sot është sipërmarrës i njohur në SHBA, reperi shkodran

Rudi Gega është një nga reperat shkodran më të njohur shqiptar. Ai aktualisht është rikthyer në vemendjen e mediave, pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” të këngëtarit Luiz Ejlli, me të cilin ka pasur dhe një bashkëpunim.

Sot, Rudi jeton në SHBA dhe është bërë një sipërmarrës i suksseshëm, por publikon herë pas here edhe këngë për të qenë më afër fansave.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se pse u largua nga muzika.

Unë jam larguar herët në 2007 dhe erdha në Amerikë dhe e kisha të pamundër në atë kohë të mbetesha në kontakt pasi platformat sociale nuk ishin të njohur. Paastaj hyra në universitet dhe e kisha të pamundur.

Jeta e shoëbizit dhe tani, jo vetëm atëherë kishte shumë fallsitet. Ndihesh bosh, ishte fasadë. Duket sikur po humb jetën tate me gjëra që nuk janë si duket. Kjo më bëri të distancohesha nga Shqipëria. Unë nuk jam kundër krijimtarisë, por duhen vlera se të gjithë kemi bërë gabime në fillimet tona. Uën flas për gjeneratën tonë, se kishim një lloj përgjithësie për tekstet që shkruanim, ndërsa më vonë mori për kot”, u shpreh Rudi.

Ai nuk nguroi të flasë edhe për Luizin, të cilit i uroi fitore në “Big Brother VIP”.

“Unë nuk është se e ndjek shumë, nuk rrëmbehem nga këta që çojnë drona apo bëjnë protesta. Thjesht uroj që Luizi ta fitojë”, tha ai.

 

 

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128