Stresi organizon protestë për bullizimet që po bëhen ndaj Gjestit: Mblidhuni të gjithë në orën...

Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit ku ai u bullizua e u ofendua nga disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Ai është shprehur se bullizimi ndaj Gjestit është një akt i papranueshëm.
Stresi ka organizuar një protestë për “padrejtësitë” që po i bëhen banorit.
Stresi gjithashtu tregoj orën edhe vendin se ku do të mbahet protesta.
“Kjo çka po ndodhë në Big Brother okej është lojë e kuptoj kam qenë vetë pjesë e Big Brother është lojë por duhet të ketë dhe limite mendoj unë, çka do të thotë këtu është thyer limiti ka kalu jashtë çdo lloj norme bullizimi edhe po bëhet çdo ditë e më i tensionuar ky big brother.
Edhe ne si popull kemi të drejt të flasim e të japim mendime, duhet ti themi stop, duhet të mblidhemi gjithmonë për këto tema, dhe nesër në orën 14:00 unë do jem në top channel, me shumë njerëz patjetër me gjithë shoqërinë time edhe të ju themi stop bullizimit, kjo çka ka ndodhë në këtë big brother edhe të merren masa jashtëzakonisht të rrepta..
Stop bullizimit sepse edhe familjet jashtë ndihen shumë keq kur ndodhin këto gjëra. Kjo cka po i bëhet Gjestit është e pa pranueshme, kryefjala e këtij Big Brotheri është vetëm Gjesti” u shpreh Stresi.
-
-
-
Atentati në Vlorë, gjendet duke u djegur makina e autorëve
13 Janar, 19:47 -
-
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




