Telefonata që i bëri të bien në dashuri/ Andi Shehi dhe partnerja Enki Nako tregojnë historinë e veçantë!

2 Nëntor 2024, 21:07 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Telefonata që i bëri të bien në dashuri/ Andi Shehi dhe

Të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” kanë qenë Andi Shehi ish-konkurrenti i “Për’Puthen” dhe partnerja e tij Enki Nako. Ata kanë zbuluar shumë detaje rreth historisë së tyre të dashurisë, lajmit të bukur se do të bëhen prindër dhe jo vetëm…

Kur u pyetën se si nisi historia e tyre dhe kur janë njohur me njëri-tjetrin, Enki tregoi se

Unë me Andin jam njohur më përpara se ai të futej në “Për’Puthen”. Është shumë histori e lezetshme. Ne jemi njohur para katër vitesh në kohën e COVID-19. Në kohën që kanë qenë të gjitha të mbyllura unë punoja nga shtëpia në një nga kompanitë e telekomunikacionit si telesales. Unë marr në telefon Andin për një nga ofertat që ne kishim në atë kohë. 

Duke qenë kompani serioze, telefonata regjistrohej dhe ne prezantoheshim me profilin tonë të plotë. Në bisedë e sipër me Andin fillon dhe më ngacmon pak, gjëja që ai tha që mua më bëri ti ktheheja përgjigje ishte kur më pyeti për shenjën e horoskopit, pasi unë vdes për astrologji. 

Andi zbuloi se ishte zëri i Enkit ai që e bëri për vete. Pas telefonatës ai kërkoi për të në rrjetet sociale dhe arriti ta gjente. Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” tregoi se i kishte shkruar ai dhe më pas ka nisur biseda. Enki shtoi gjithashtu se:

U bë miqësi virtuale pasi në atë kohë ishte e pamundur që të takoheshin dhe bisedat ishin thjesht aty në rrjetet sociale dhe në Whatsapp. Nuk është se avancoi që në  atë periudhë, ne thjesht mbetëm të njohur. Të vegjël të dy në moshë, nuk e morëm shumë seriozisht të paktën në atë kohë. 

Enki u shpreh se kishte qenë e shkruar që ata të riktheheshin bashkë dhe se pasi Andi i kishte shkruajtur sërish pasi e kishte parë rastësisht në rrugë pas shumë kohësh, aty nisën edhe takimet e tyre.

 

Po ndodh...

ide