Turjan Hysko tregon banorin që meriton fitoren e Big Brother Vip3

Producenti dhe këngëtari Turjan Hysko ka treguar publikisht konkurrentin që mbështet në shtëpinë e Big Brother Vip.
Bëhet fjalë për aktorin Julian Deda, për të cilin ai tha se ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” në momentin më të errët të jetës së tij, sepse ishte i dërrmuar nga vdekja e të atit, Zef Deda.
Hysko iu bëri thirrje publikut që ta votojnë aktorin, pasi sipas tij nuk do ta fitojë vetëm Juli çmimin e madh, por të gjithë fansat e tij.
“Pse duhet të voton Julian Dedën në ‘BBV’? Mund të rendis shumë arsye por po them vetëm njërën të cilës as ai, as familjarët e vet nuk do ti mëshonin për të fituar pikë! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të jetës së tij! Vdekja e Zefit e ka dërrmuar më shumë sesa e imagjinojnë njerëzit! Juli hyri aty më i dobët se kurrë emocionalisht dhe po del më i fortë falë mbështetjes së njerëzve.
Kur ai thotë më ka marrë malli për publikun tim, nuk gënjen. Njerëzit janë energjia e tij, stamina, forca për të vazhduar përpara. Juli përtej strategut, është një Piter Pan i përjetshëm që tashmë, humbja e Zefit e bëri një burrë më shpirt të butë. Paratë i duhen çdo artisti, por ja i bindur që fitorja për Julin do të jetë fitorja e secilit prej nesh që dikyr, diku është thyer dhe është ringritur më fort se kurrë falë mbështetjes nga ata që na duan! Kështu që ‘zemrat e Julit’ uroj ta mbështesin, votoni dhe gëzoni të gjithë fitoren e tij”- ka shkruar Turi.

Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

