U përfolën për lidhje/ Drini vë në siklet Dean: Ke ndjenja për mua?

2 Korrik 2024, 23:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

U përfolën për lidhje/ Drini vë në siklet Dean: Ke
Dea Vieri dhe Drini Zeqo, dy ish-banorë të “BBV3”, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.

Ata janë përfolur për një lidhje romantike, pasi vetë ata kanë postuar një foto pak kohë më parë në Instagram por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar zyrtarisht.

Sakaq Drini e ka pyetur mbrëmjen e sotme Dean pse ajo e ka hequr foton që kishin së bashku në rrjete sociale madje e ka vënë paksa në siklet duke e pyetur nëse ajo ka ndenja për të.

Drini: Pse ne të dy nuk kemi asnjë foto në Instagram?

Dea: Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija.

Drini: Unë?

Dea: Nuk e priste që ta thoja, por nuk më mban më shpirti Drin.

Drini: Me kë ishe në Mykonos?

Dea: Isha vetëm.

Drini: Foto si i bëje kur ishe vetëm?

Dea: Nuk kam bërë asnjë foto, s’kishte kush, po ti mos u bëj xheloz.

Drini: Mund ta thonë për mua shoqet e tua që ke të dashurin më të bukur?

Dea: Po patjetër, do thoshin sa i mirë, nuk jam aq xheloze.

Drini: Pra ti ke ndjenja për mua?

(Dea qesh)
Drini: E mora përgjigjen…

Çifti përfundojnë intervistën me një kërcim, ndërsa Dea i thotë: “Mua nuk më ke, por të paktën ke një pozicion të ri pune”.

 

Po ndodh...