U tha se nuk do prezantojë BBV, Arbana dhe Ledioni marrin këtë vendim!

E teksa edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” po afron, në media po qarkullojnë lajme se moderatorja e këtij ‘reality show’ mund të mos jetë Arbana Osmani. Gjithashtu bëhet me dije se brenda televizionit nisur të qarkullojnë emra të tjerë për moderimin e këtij ‘reality show’, si Ledion Liço dhe Bora Zemani.
Thuhet se këtë vit, BBV nuk e prezanton Arbana Osmani! (emrat e rinj të lakuar)
E teksa këto dy emra po qarkullojnë në media, është vënë re se Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk ndiqen më në rrjetin social Instagram, duke shtuar në këtë mënyrë edhe më shumë zërat se lajmi për largimin e Arbana Osmanit është i vërtetë.


Si fillim lajmi u bë i ditur nga burime të “Anabel” pranë Top Channel, të cilët kanë konfirmuar se moderimi i “Big Brother VIP” mbetet i paqartë për shkak të një ‘ngërçi’ mes administratorëve të televizionit dhe Arbana Osmanit. Ky ‘ngërç’ mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar.
Nëse vërtet Ledioni Liço do të prezantojë këtë format, kjo nuk do të jetë hera e tij e parë pasi ai ka prezantuar edicionin e tetë të “Big Brother”.
Kujtojmë që si Ledioni ashtu edhe Bora, për momentin janë të dy të angazhuar me “Dancing Ëith The Stars”, Liço si producent dhe Zemani si moderatore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
