Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

Indri Shiroka ka festuar 37-vjetorin e lindjes në një atmosferë surprizash dhe emocionesh brenda formatit televiziv “Ferma VIP”. Menjëherë pas mesnate, moderatorja Arbana Osmani njoftoi fermerët, të cilët iu bashkuan urimeve duke i kënduar këngën e ditëlindjes, duke krijuar një moment festiv mes tyre.
Më pas, Indrit iu kërkua të shkonte te “Agai”, ku e priste një tjetër surprizë e veçantë. Aty ai mori një mesazh audio nga djali i tij i mitur, një moment që e preku dukshëm dhe e emocionoi deri në lot.
Surprizat për të nuk përfunduan me kaq. Më vonë, Indri u takua me nënën e tij, e cila e priste me një tortë ditëlindjeje. E përlotur nga emocioni, ajo i uroi të birit festën dhe i kërkoi që ta shijojë këtë eksperiencë sa më shumë, duke qeshur dhe duke u çlodhur gjatë qëndrimit në program.
Në festë iu bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”. Prania e saj e bëri momentin edhe më emocional për të gjithë të pranishmit.
Nëna e Indrit shprehu mirënjohje ndaj Vanesës, duke i thënë: “Faleminderit që ma do djalin”, një deklaratë që preku të gjithë atmosferën në fermë. Nga ana tjetër, Vanesa nuk i mbajti dot lotët dhe i kërkoi falje për stresin që mund t’i ketë shkaktuar Indrit gjatë kësaj periudhe, duke e kthyer momentin në një skenë të mbushur me emocione dhe ndjenja të forta.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128