'1 Maji' , studentët i ngrihen në protestë: Na kanë vjedhur çdo perspektivë!

Më ‘1 Maj’ e cila njihet dhe si dita e punëtorëve, është thirrur një protestë nga Organizata Politike, në këtë protestë kanë lajmëruar se do të marrin pjesë edhe studentët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ata kanë njoftuar se do ti bashkohen protestës, pasi ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkimit të njerëzve të punës dhe të dijes, pas thyerjes së barrierave artificiale mes universitetit dhe shoqërisë. Mësohet se protesta do të nisin në orën 11:00 në Sheshin Skënderbej, për të vazhduar më pas drejt kryeministrisë.
Njoftimi i Plotë
STUDENTËT I BASHKOHEN PROTESTËS SË 1 MAJIT
1 Maji është e vetmja ditë e ngjarje që i përket tërësisht popullit; popullit si antitezë e pushtetit 30-vjeçar që ndryshon në formë, por jo në përmbajtje. Si çdo herë tjetër kur punëtorët janë organizuar për të kundërshtuar shtypjen dhe shfrytëzimin, edhe këtë vit studentët do të jenë në shesh në krah të tyre.
Neve, studentëve, na e kanë vjedhur çdo perspektivë për punësim në fushën ku studiojmë e specializohemi. Shumë prej nesh detyrohen të punojnë në call center, lokale e fasoneri gjatë kohës së studimeve. Në shkollë nuk na dëgjon njeri, kurse në punë na mbyllin gojën. Sot jemi studentë punëtorë, që universiteti na përgatit si të diplomuar të papunë.
Ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkimit të njerëzve të punës dhe të dijes, pas thyerjes së barrierave artificiale mes universitetit dhe shoqërisë.
1 Maji na bashkon!
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



