Alarmante! Klori në ujin që pijmë, shkak për kancerin dhe shumë sëmundje të tjera

9 Maj 2023, 08:53 / SOCIALE ALFA PRESS

Alarmante! Klori në ujin që pijmë, shkak për kancerin dhe

Klori i tepërt në ujë është shkaktar për sëmundje kancerogjene, dëme nervore dhe probleme të shikimit. Këtë gjë e ka bërë të ditur Bilbil Daci, studiues për pastrimin dhe furnizimin me ujë, gjatë një interviste në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania. Sipas studiuesit duhet kujdes edhe me ujin e ambalazhuar pasi mund të jetë i skaduar dhe shkakton dëme në shëndet.

“Dëmet që sjell mbidoza e klorit në ujë janë të shumta që nga sëmundje kancerogjene, të sistemit imunitar, shikimin, sistemin nervor. Problemi më i tmerrshëm është që e dëmton shikimin që pa lindur, nëse nëna e konsumon, sidomos nëpërmjet gatimit. Efektin më të ashpër klori e ka kur e gatuan. Mbidoza e  klorit kalon nga një formë në një formë tjetër kimike më e fortë, pasi kur kalon në temperaturë bëhet akoma më i dëmshëm, bëhet me toksike se vetë lënda kimike e hedhur në ujë”, tha studiuesi.