Hapen 12 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: E ardhmja e Tiranës lidhet me fëmijët

Këtë vit të ri shkollor 12 shkolla të reja çelën dyert për nxënësit në Tiranë, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”. Por, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor.
Ai thekson se ky vit mësimor përkon jo vetëm me Tiranën, Kryeqytetin Evropian i Rinisë, por edhe me hapjen e shumë shkollave të reja.
“Nuk e vë në dyshim: do ta mbani mend si kohën e projekteve dhe ngjarjeve më të jashtëzakonshme rinore, që i kanë kapërcyer kufijtë e kryeqytetit. Një pjesë e madhe prej jush do ta mbani mend se për herë të parë, në vitin e Tiranës Kryeqytet Evropian të Rinisë, keni shkelur në shkolla të reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane, ku ke dëshirë të mësosh. Unë, shkollat e reja parapëlqej t’i quaj stoli, të cilat sot janë me klasa të mëdha, kanë salla bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa asnjë dallim me shkollat dinjitoze nëpër Evropë.
Të tilla, vitin e kaluar, hapëm 14, kurse këtë vit edhe 12 të tjera, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”, për të cilin jam veçanërisht krenar”, thekson Veliaj.
Bashkë me angazhimin për të qenë gjithmonë në mbështetje të tyre, Veliaj shprehet se Tirana ka ecur me hapa të shpejtë. “Tirana ka ecur me hapa të shpejtë, çdo ditë kemi bërë një punë konkrete. Por, pa përkrahjen tuaj, asgjë s’do të ishte e mundur! Ju shohim si filizat e një lisi që do të rritet drejt dhe lart, por deri atëherë ka nevojë për përkujdesje. Ne po përpiqemi t’i përmbushim detyrat tona. Bëjini edhe ju përpjekjet tuaja: mësoni fort! Sot, për dikë nis, për dikë vazhdon rrugëtimi drejt një bote më të mirë, një të ardhmeje të ndritur, që e keni ju në dorë! E ardhmja e Tiranës lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen tuaj”, mbyll letrën e tij kryebashkiaku Veliaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



