Ministrja e Arsimit jep lajmin e shërbimit të ri në të gjitha klasat e 9-ta, duke filluar nga janari

Duke nisur nga muaji janar shërbimi i zhvillimit të karrierës do të nisë në klasat e 9-ta në të gjitha shkollat e vendit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të Edukimit dhe Zhvillimit të karrierës në Shqipëri.
“Së bashku me përfaqësues të UNICEF Albania, akademikë, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve partnere u mblodhëm për të diskutuar në lidhje me modelet më të mira të Edukimit dhe Zhvillimit të Karrierës në arsimin parauniversitar”- shkruan ministrja Kushi në Rrjete sociale.
Gjatë fjalës së saj Kushi ka theksuar se politikat evropiane orientimin në karrierë e kanë në krye të agjendës së tyre, por edhe Shqipëria ka të njëjtën qasje dhe synon ta adoptojë, si vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së.
“Prioriteti ynë kryesor është krijimi i kushteve dhe mundësive që nxënësit tanë të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, për të përballuar me sukses sfidat e jetës dhe të tregut të punës”- shprehet ministrja.
-
Aktori më i mirë/ Ndahen çmimet e Festivalit Teatror “Hapat”
14 Dhjetor, 14:40
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


