Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat gjatë fundjavës (Tabela)

19 Maj 2023, 17:48 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atrmosferike.

Kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike thënë kjo pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Gjithashtu për ditën e Shtunë pritet edhe rritje temperaturash kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e Diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intenistet të ulët ndëersa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128