Rreziku nga tiroidet, ja rekomandimet e mjekëve për trajtimin

26 Maj 2023, 12:23 / SOCIALE ALFA PRESS

Rreziku nga tiroidet, ja rekomandimet e mjekëve  për trajtimin

Sëmundja e tiroides prek të gjitha grupmoshat, ndërsa më të riskuarat janë gratë. Mjekja endokrinologe, Entela Puca, tregon sipas Balkanweb.com simptomat e para të një pacienti të prekur nga gjëndra e tiroides dhe mundësia për t’u diagnostikuar nga kanceri i tiroides.

“Nëse prodhohet jod me tepricë kemi hiperaktivitet, djersitje, pagjumësi. Patologji e shpeshtë është kanceri, sa më herët të kapet aq më i madh është shansi që të shërohet”, u shpreh mjekja.

Rreziku më i madh sipas mjekes është bashkëveprimi që tiroidja bën me organe të tjera të trupit, që mund të dërgojë për fat të keq deri në fatalitet.
“Cdo organ mund të preket nga tiroidja, mund të fillojë që nga zemra, çrregullime të tensionit etj”, tha mjekja.

Kontrollet periodike dhe suplementet e marra nga një grua shtatzënë për normalizuar sasinë e jodit, duke minimizuar kështu risqet për të prekur fëmijët e sapolindur, janë disa nga rrugët t’u mbrojtur nga kjo sëmundje.
“Me metodat e kripës së jodizuar dhe tabletat e jodit që në shtatzëni, duke përdorur jodin do të prodhojmë breza të ardhshëm pa patologji të tiroides pa mungesa të jodit”, përmbylli mjekja Puci.

Mjekët këshillojnë aktivitet fizik dhe një dietë të shëndetshme ditore për t’i bërë ballë jo vetëm tiroides, por të gjitha sëmundjeve që mund të kanoset trupi i njeriut.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128