Shuhen degët e identitetit kombëtar/ 71.6% e programeve prioritare në rrezik

30 Nëntor 2022, 10:56 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shuhen degët e identitetit kombëtar/ 71.6% e programeve prioritare

U mbajt sot një protestë homazh nga studentët përpara Ministrisë së Arsimit dhe sportit për të ironizuar mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike të vendit.

Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit.

Deklarata e Qëndresës qytetare:

"Nëpërmjet vendimarjeve politike të cilat sistematikisht janë marrë pa analizë, sot nuk ka asnjë tregues që këto vendimmarrje të kenë përmiresuar arsimin përkundrazi ato kanë penalizuar te rinjtë shqiptar.

Sot duket se jemi futur në rruge pa kthim, vazhdojnë akoma vendimmarrjet politike të pa analizuara dhe vetëm për të mbyllur gropat qe vetë politika hap mbi sitemin arsimor.
Besoj se të gjitheve ju kujtohet shpallja dhe trumpetimi i Programeve Prioritare të Studimit,
35 Programe të cilat tashmë jane braktisur nga studentët do ti ofronin atyre një bursë mujore ne vlerën e pagës minimale, u shpreh Gevio Tabaku, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.
Pse nuk del askush nga autoritët te na tregoje cili është rezultati i kesaj politike, përse kjo ministri nuk prodhon asnjë statistike, pse nuk dalin rezutlatet e Sondazhit të Studentëtve?
Eshte shumë e thjeshtë sepse as këtë here nuk ja ka dalë të marrë vendim në favor të bashkëqytetareve, theksoi Tabaku.
Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh.
Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, janë mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave.
Kjo panoramë tregon qartazi dështimin sistematik te politikave te ndermarra nga MAS dhe eshte nje sinjal qe te rinjte nuk i preferojne keto programe pasi ata nuk e gjejne veten ne tregun shqiptar te punës dhe nuk i besojne këtyre politikave.
Ndërkohë studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit Infermieri janë ezauruar 92% e kuotave.
Te dashur miq nuk kanë kaluar as 24 orë nga postimet e qeveritareve me Flamunj Kuq e ZI, me festime pompozë me salla te dekoruara me shqiponja e me deklarata emocionale atdhedashurie, nderkohe qe ne universitet e vendit Matematika qe ishte guri i themelit ne Universitetin Luigj Gurkauqi Shkoder sot po mbyllet, A e dinë keta patriotë dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales që formësoi Universitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan sot ka vetëm 2 regjistrime? Durrësit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korca mbetet pa histori – gjeografi.
Askush nuk shqetesohet per fizikën që po mbyllet në Universitetin e Tiranës, a e pyet vetën kjo ministre pse të rintjë nuk po preferojne as degët prioriteare e as ato themeltare?
Prandaj, ne jemi mbledhur në shenje proteste simbolike të marim pjesë në funeralin e dhjetra degëve ne universitetet e vendit, për të ironizuar indiferencen, keq-qeverisjen dhe lënien në harrese të arsimit shqiptar.
Qendresa Qytetare shpreh shqetesimin mbi kete situate, te braktisjes, rrenimit dhe pakesimit te universiteteve publike, ku me keto ritme, pas 20 vitesh Shqipëria do të jetë vendi i vetëm në botë ku nuk do të ketë nevojë për Ministri Arsimi".

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128