Sondazhi i Shkodrës/ Nga papunësia tek krimi e mbetjet, problemet e shkodranëve

20 Prill 2023, 22:17 / SOCIALE ALFA PRESS

Sondazhi i Shkodrës/ Nga papunësia tek krimi e mbetjet, problemet e

Sipas sondazhit të kryer me qytetarët e Shkodrës, problemet që shqetësojnë qytetarët janë të shumta duke nisur nga papunësia e duke përfunduar te krimi dhe mbetjet.

Problemi kryesor i qytetit të Shkodrës mbetet papunësia që i shqetëson 39.7% të qytetarëve, ndërsa 30.7% e qytetarëve vlerësojnë si problem të rëndësishëm, mungesën e vendeve të punës.

Një tjetër prioblematikë shqetësuese për qytetarët e Shkodrës janë kanalizimet dhe uji, e ndërsa krimi dhe siguria zë vendin e katërt në radhën e problemeve.

17.9% e qytetarëve mendojnë se infrastruktura është problemi më shqetësues për ta ndërsa 16.4% mendojnë se problem kryesor është menaxhimi i mbetjeve.

Ndër problemet e tjera janë: Pastrimi i qytetit, taksat e larta komunale, infrastruktura ushqimore, shërbimet shëndetësore, hapësira publike e disponueshme, ndihma për grupet më të dobëta,trafiku dhe ndotja, administrate publike, kultura, ndërtimi pa kriter dhe transporti.