Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit! Si lindi kjo festë

7 Mars 2022, 08:47 / POLITIKË ALFA PRESS
Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit! Si lindi kjo festë

7 Marsi festa e mësuesve ,një ditë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Zanafilla e kësaj feste është me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi, për shkak të sundimit Osman. Ditën e sotme çdo nxënës është më lule në duar, për mësuesit e tyre, lulet në këtë festë janë simbol i vlerësimit ndaj mësuesit që të jëp dije dhe edukim.

Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre.

Po ndodh...