“SPAK e BKH po kryejnë hetime, sinjale pozitive”/ Thirrja e protestueses: 53 ditë jemi bërë Europa që i themi jo hajdutëve. Drejtësia të hetojë Ramën!
Në protestën e 53 qytetarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
SPAK e BKH po kryejnë hetime dhe këto janë një sinjal pozitiv u shpreh protestuesja.
“Jemi këtu për t’ju larguar ju që doni të na largoni nga vendi ynë. Në 53 ditë nuk ka ndodhur vetëm një demonstratë, por një ndryshim rrënjësor i shoqërisë shqiptare. Na referoheshin si një shoqëri që nuk di të bashkohet dhe të dalë përballë atyre që e dhunojnë. Në 53 ditë në këtë shesh kam para më shumë solidaritet se çdo vend tjetër. Në 53 ditë ne jemi bërë Europë. Europa që i thotë hajdutëve nuk na përfaqëson, që i del përballë krimit. Në 53 ditë kemi marrë mbështetje nga të gjithë mediat ndërkombëtare. Kemi thënë se në këto institucione miratohen projektet strategjike. Dhe i drejtohemi drejtësisë të verifikojë nëse janë respektuar ligji. Ne kemi një kërkesë hetoni Ramën. Institucioneve të drejtësisë i themi vetëm një gjë, hetoni Ramën”, u shpreh ajo.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128