Tërmet në futbollin italian, pezullohet për 13 muaj presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve për ndërhyrje

12 Janar 2026, 19:53 / SPORT ALFA PRESS

Tërmet në futbollin italian, pezullohet për 13 muaj presidenti i

Futbolli italian është në kaos, pasi është mësuar se Gjykata Federale Kombëtare ka sanksionuar presidentin e Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve (AIA), Antonio Zapi, me një pezullim 13 mujor. Kaq kishte kërkuar prokurori federal sportiv dhe kërkesa e tij është miratuar plotësisht nga gjykata sportive.

Prokurori kishte bërë kallëzimin në gjykatën sportive në Itali ndaj Zapi, me akuzën se ai kishte nxitur ish drejtuesit e departamenteve për Serinë C dhe D, Mauricio Çampi dhe Alesandro Pici, të jepnin dorëheqjen nga pozicionet e tyre përkatëse, siç ndodhi, duke u vendosur në postet e tyre përkatësisht Orsato dhe Braski.

E njëjta gjykatë ka sanksionuar edhe Emanuele Markezi, një anëtar të Komitetit Kombëtar të AIA-s, me një ndalim 2-mujor. Ai akuzohej për manipulim të procesverbaleve për të hequr çdo referencë për ndërhyrjen e Zapit në dorëheqjet e Çampit dhe Picit.

Po ndodh...