Abissnet Superiore/ Ivan Gvozdenović shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor
3 Dhjetor 2025, 17:47 / SPORT

Ivan Gvozdenović është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Tekniku i AF Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime ndaj Partizanit dhe Dinamo City.
Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenović para nisjes së ndeshjes Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.
Për Ivan Gvozdenović, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


