Acerbi kundër Spallettit: Meqë mungon respekti, atëherë preferoj të tërhiqem nga kombëtarja

Francesco Acerbi ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve pas deklaratave të Luciano Spallettit në konferencën për shtyp, ku ky i fundit tregoi se mbrojtësi ka refuzuar ftesën për në kombëtare. Më poshtë është postimi i lojtarit të Interit në Instagram:
"Pas një reflektimi të thellë, i kam komunikuar sot trajnerit se nuk e pranoj ftesën për në kombëtare. Nuk është një vendim i marrë lehtë, sepse të vesh fanellën e kaltër ka qenë gjithmonë një nder dhe krenari për mua.
Megjithatë, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit, sot nuk ekzistojnë kushtet që ta vazhdoj këtë rrugëtim me qetësi. Unë nuk kërkoj justifikime apo favore, por pretendoj respekt. Dhe nëse ky respekt mungon nga ai që duhet të udhëheqë një grup, atëherë preferoj të tërhiqem.
Nuk jam nga ata që kapem me thonj pas një ftese. Gjithmonë kam dhënë gjithçka, por nuk qëndroj aty ku nuk më duan më vërtet, është e qartë se nuk jam pjesë e projektit të trajnerit. Ky është vendimi im dhe, siç i thashë edhe trajnerit mëngjesin e sotëm, nuk është përfundimtar.
Nuk vjen nga zemërimi dhe as nga ndonjë ‘depresion’ për një finale Champions-i të humbur, por thjesht nga nevoja për të bërë një hap pas. I uroj më të mirën kombëtares dhe shokëve të mi të skuadrës. Do të vazhdoj të bëj tifo për ta me të njëjtin përkushtim që kam treguar gjithmonë në fushë".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
