Ajaxi merr fitoren e pestë radhazi, -3 pikë me kreun

Ajaxi arriti që të fitonte me përmbysje në përballjen e javës së 23-të të Eredivise, teksa mundi në transfertë Vitesse.
Edhe pse vendasit shënuan të parët me Van Ginkel, kampionët në fuqi barazuan me Klaassen pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë. Në pjesën e dytë, Ajax e rriti presionin dhe u shpërblye duke shënuar dhe golin e dytë.
Në të 56-ën Tadicc shërbeu për Alvarez, i cili i dha avantazhin për të parën herë në këtë ndeshje Ajax.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me Ajax që i vihet në ndjekje Feyenoord.
Pas kësaj fitoreje, Ajax shkon në kuotën e 49 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e dytë me 3 pikë më pak se kryesuesit, duke marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat.
Vitesse mbetet në kuotën e 23 pikëve, duke u pozicionuar në pozita jo komode pranë zonës së rënies.
-
Skemë sportive 26 shkurt
26 Shkurt, 17:03 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


