Aksionet zyrtarisht në shitje! Përmbarimi shpall falimentimin e ekipit të Tiranës në zotërim nga Refik Halilit

Aksionet që zotëronte Refik Halili në ekipin e futbollit të Tiranës janë zyrtarisht në shitje.
Mësohet se një zyrë përmbarimi ka nxjerrë në ankand 66% të aksioneve që Halili zotëronte, për shkak të falimentimit. Aksionet u bllokuan për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe pritet që ankandi për shitjen të mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.
Kompania në fjalë ka bërë të ditur se në shitje janë 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë, teksa ankandi do të mbyllet më datë 22 prill.
Bllokimi ka ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që ka në vite Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kanë fituar gjyqe radhazi dhe tani presin vetëm zbatimin e vendimeve që po vonohen nga klubi bardheblu. Si pasojë e gjyqeve të humbura me ish-lojtarët, Tirana kë të bllokuar edhe merkaton në FIFA të paktën deri në verën e vitit 2025 ndërsa për gjyqin e humbur me Orges Shehin, është kërcënuar me masa ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës.
Pjesa tjetër e aksioneve të Tiranës, 34%, vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

