Alarm para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj përfundon në spital!

5 Qershor 2025, 13:27 / SPORT ALFA PRESS

Alarm para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj

Rei Manaj ka përfunduar në spital, pas temperaturës së lartë që po kalonte. Sulmuesi i Kombëtares prej dy ditësh i mungonte pjesës tjetër të grupit, që vazhdon përgatitjet normalisht për ndeshjen me Serbinë.

Dje ndërkohë Kombëtarja zhvilloi seancën e katërt stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Manaj u përgatit i veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Sulmuesi i Sivaspor është edhe shqetësimi i vetëm për Silvinjon, para ndeshjes delikate. Sfida me Serbinë do të jetë e treta në kualifikueset e Botërorit, pasi në dy të parat janë grumbulluar 3 pikë.

28-vjeçari vjen te kuqezinjtë pas një tjetër sezoni pozitiv në aspektin individual me Sivasor. Manaj shënoi 12 gola dhe asistoi 5 të tjerë në kampionat, ndërsa mori minuta në 27 ndeshje./Panorama

 

Po ndodh...