Ancelotti: Largimi im nga Real Madrid? Mund të ndodhë edhe pas ndeshjes me Salzburgun

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, në prag të ndeshjes së kësaj të mërkure kundër Salzburgut, e vlefshme për raundin e shtatë të UEFA Champions League, ka garantuar qëndrimin e tij në krye të ekipit gjigant spanjoll.
Deklarata vjen pas lajmeve që sugjeronin se ai tashmë kishte vendosur të largohej në fund të sezonit.
“Dua të jem shumë i qartë: datën e largimit nga ky klub nuk do ta përcaktoj unë, kurrë, kurrë në jetën time.
Një ditë ai moment do të vijë, por nuk e di kur.
Nuk jam unë ai që vendos. Mund të jetë nesër pas ndeshjes me Salzburgun, pas ndeshjes së ardhshme, pas një viti, pas pesë vitesh...,” deklaroi italiani për mediat.
“Florentino Pérez do të qëndrojë si president këtu edhe për katër vite të tjera dhe qëllimi im është t’i përmbush ato katër vite me Florentino-n dhe të largohemi së bashku,” shtoi trajneri.
Ancelotti është në sezonin e tij të katërt radhazi në krye të Real Madridit.
Kjo është hera e dytë që ai drejton klubin, pasi më parë ka qenë trajner nga viti 2013 deri në 2015.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


