
Ancelotti për derbin madrilen në Champions: Supersfidë e bukur, argëtuese dhe e ekuilibruar

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Girona, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, analizoi përballjen e vlefshme për javën e 25-të të La Liga-s. Nëse Barcelona fiton ndaj Las Palmasit, madrilenët mund të detyrohen ta ndjekin në krye të renditjes:
"Është një moment i rëndësishëm i sezonit, duhet të përsërisim paraqitjen e mirë ndaj Mamchester City. Nuk mund të dështojmë, La Liga është shumë e luftuar dhe çdo ndeshje është jetike për të mbërritur mirë në fund të garës”.
Si e vlerëson derbin madrilen në 1/8 finale të Champions League?
I vështirë, si gjithmonë. Do të jetë një sfidë e bukur, argëtuese dhe e ekuilibruar. Cilësia e dy skuadrave është e ngjashme.
A është e pamundur ta bindësh Valverden të pushojë?
Jo, ai ka luajtur sepse ndihet shumë mirë. Ditën që do të ketë ndonjë problem ose do të ketë nevojë për pushim, nuk do të jetë problem ta lë në stol. Nuk përjashtohet mundësia që nesër të pushojë.
Para disa muajsh kishte dyshime mbi të ardhmen tënde te Real Madridi…
Më vlerësojnë shumë si klubi, ashtu edhe lojtarët. Për mua kjo është më se e mjaftueshme. Nuk mund t’i kënaq të gjithë, por e rëndësishme është që klubi, lojtarët dhe tifozët të jenë të kënaqur me punën time.
Këtë sezon, Barça dhe Atletico Madridi janë po aq favorit për titullin…
La Liga është shumë konkurruese, diçka e rrallë në ligat e tjera. Këtu janë tri skuadra thuajse me pikë të barabarta dhe të një niveli shumë të lartë. Kjo ligë do të vendoset në ndeshjen e fundit.
-
Manchester City tenton rikthimin të dielën ndaj Liverpulit
22 Shkurt, 14:47

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128