ANGLI-SLLOVAKI/ Epërsi e merituar! Sllovakët gjejnë avantazhin përballë pretendentëve britanikë

Anglia përballet me Sllovakinë në një ndeshje shumë interesante që siguron biletën për çerekfinalet e turneut. Skuadra angleze shihej si një favorite për fitoren finale, por deri tani nuk ka bindur shumë me paraqitjet e saj.
I gjendur nën breshërinë e kritikave, Sauthgejt ka bërë ndryshimin në mesfushë, duke ulur Gallager në stol, për t’i bërë vend Miano në rreshtimin e “tre luanëve”. Ndërsa nga ana tjetër, trajneri Kalcona i ka besuar të njëjtës skuadër tip që i siguroi kualifikimin nga faza në grupe e Europianit. Pjesa e parë është mbyllur me fitoren 1-0 për sllovakët.
NGJARJET KRYESORE
25’ GOOOL SLLOVAKIA! Shranz nuk fal me një gafe në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur Pikford.
24’ Maino provon nga jashtë zonës fluturimthi, sfera shkon lart mbi traversë.
23’ Tentativë e anglezëve për të shënuar, Kejn me kokë gjuan por gjen devijimin e sferës në këndore nga një mbrojtës.
17’ Edhe Bellingam ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Haraslin.
13’ Kuçka ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të britanikëve.
12’ Zbritje e shpejtë e Haraslin nga e majta, gjuajtja e tij devijohet dhe shpëton porta e britanikëve nga një gol thuajse i sigurt.
9’ Mundësi e artë e Tripier për të rrezikuar, gjuajtja e tij me të djathtën është shumë e gabuar.
7’ Maino ndëshkohet me të verdhë për një faull në sulm.
6’ Hançko del në krahun e majtë dhe ka mundësinë të rrezikojë, por diagonalja e tij nuk gjen portën e Pikford.
5’ Rrezik në zonën angleze, teksa pas një goditje dënimi të kundërshtarëve, dy lojtarë sllovakë pengojnë njëri-tjetrin në gjuajtjen drejt portës.
3’ Tripier gabon me një pasim mbrapa duke detyruar Guehi të shkaktojë faull dhe të ndëshkohet me të verdhë.
1’ Nis dueli.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
