
Vdes mjeku i ekipit/ Anulohet ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës, Laporta u komunikon lojtarëve lajmin tragjik

8 Mars 2025, 21:12 / SPORT
Ndeshja e La Liga mes Barcelonës dhe Osasunës nuk do të zhvillohet sot. Vendimi i papritur është marrë pak minuta para fillimit të sfidës dhe ka qenë vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ai i cili ua ka komunikuar ekipeve.
Dy skuadrat kishin publikuar formacionet dhe kishin nisur të dilnin në nxemje portierët, kur Laporta ka hyrë në dhomat e zhveshjeve fillimisht të katalanasve dhe u ka bërë të ditur se sfida nuk do zhvillohej për shkak të “forcës madhore”.
Më pas u bë e ditur se ishte ndarë nga jeta në pasditen e sotme mjeku i ekipit, Karlos Minarro Garsia, ndaj ishte vendosur që të shtyhej kjo ndeshje në një afat të pacaktuar.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128