Asllani shkëlqen si titullar, Interi fiton në transfertën e Veronës

23 Nëntor 2024, 17:05 / SPORT ALFA PRESS

Asllani shkëlqen si titullar, Interi fiton në transfertën e
Inter është rikthyer te fitorja teksa pasditën e kësaj të shtune kanë arritur të fitojnë më rezultatin e thellë, 0-5, Veronës, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.

Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili asistoi golin e parë të Correa në minutën e 17’-të, ndërsa më pas realizoi dopietën në minutat 22’ e 25’.

Gjurmën e tij në këtë sfidë e la edhe Kristjan Asllani, i cili në rikthimin si titullar arriti të regjistronte një asist, në minutën e 31’-të, për  holandez Stephan De Vrij, ndërsa për të vulosur shifrat 5-0, që në pjesën e parë mendoi “shtatlarti” i mbrojtjes Yann Bisseck, vetëm 10 minuta pas “tulipanit”.

Arritje të madhe bëri edhe “gardiani” zviceran i portës, Yann Sommer, i cili nuk pësoi gol, duke mbajtur portën për pasur 100-tën herë në karrierën e tij.

Ndërkaq, sa i përket renditjes, zikaltrit ngjiten në vendin e parë të tabelës, me 28 pikëve, 2 më shumë se Napoli ndjekës, ndërsa Verona mbetet në vendin e 14-të të renditjes, me 12 pikë, pas 13 javëve të para të këtij sezoni.

Po ndodh...

ide