Atletico Madrid, Simeone: Ndeshja ndaj Realit e rëndësishme, por do luajmë pa presion

Trajneri i Atletico Madrid, Simeone dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Real Madrid në kampionat.
‘Derbi është një ndeshje e rëndësishme për gjithçka që mbart rivaliteti në qytetin ku jetojnë të dyja skuadrat-tha Simeone-E dimë të tifozët tane kanë shumë shpresa në sfida të tilla. Është një ndeshje që luhet në planin emotiv me shumë entuziazëm. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundur për të drejtuar ndeshjen aty ku mund të dëmtojmë kundërshtarin’
Trajneri argjentinas më pas nuk i kurseu elozhet për kolegun e tij te Los Blancos, Alvaro Arbeloa.
‘Arbeloa po bën një punë shumë të mirë, rezultatet flasin vetë-tha Simeone-perceptohet lidhja që ka me futbollistët. Përtej aftësive teknike, po bashkëpunon shumë mirë me futbollistët. Realin e Madridit më shumë e shihni ju se ne. Ne i vëzhgojmë më shumë gjatë këtyre ditëve për të përgatitur ndeshjen. Kanë të njëjtën skemë, futbollistët janë të njëjtët, por ka shumë punë grupi siç u pa edhe ndaj Manchester City dhe Benficas’.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128