
Barcelona "kap" çerekfinalen, Yamal futet në histori

Barcelona siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, pas fitores 3-1 ndaj Benficas në shtëpi. Katalanasit avancuan më tej, me rezultatin e përgjithshëm 4-1, për shkak të fitores minimale në ndeshjen e parë në Portugali.
Ky rezultat konfirmoi formën mbresëlënëse të spanjollëve, të cilët mbeten skuadra e vetme e pamposhtur në të gjitha garat e pesë ligave kryesore të Europës në vitin 2025, me 14 fitore dhe 3 barazime.
Skuadra e Hansi Flik e nisi ndeshjen me marsh të pestë dhe gjeti golin pas 11 minutave lojë. Një inkursion fantastik i Lamine Yamal nga krahu i djathtë përfundoi me një asist perfekt për Raphinha, i cili te shylla e dytë nuk gaboi, duke e çuar topin në rrjetë.
Gjithsesi, Benfica nuk u dorëzua dhe reagoi vetëm dy minuta më vonë. Nicolás Otamendi kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi me kokë pas një goditje këndi. Me këtë gol, kapiteni argjentinas u bë lojtari i tretë më i vjetër që shënon në fazën me eliminim direkt në Champions League.
Barcelona, megjithatë, nuk lejoi që ky barazim i përkohshëm të ndalte dominimin e tyre. Brenda disa minutash, Robert Leëandoëski dhe Yamal kishin dy raste të pastra për të rikthyer epërsinë, por pa sukses. Në minutën e 27-të, Lamine Yamal u shpërblye. 17-vjeçari realizoi një gol spektakolar nga rreth 20 metra, duke e dërguar topin në këndin e largët dhe duke çuar stadiumin në festë. Ky gol jo vetëm që rivendosi epërsinë e Barcelonës, por gjithashtu e bëri Yamal lojtarin më të ri në histori që shënon dhe asiston në të njëjtën ndeshje të Champions League.
Të karikuar nga ky moment magjik, djemtë e Flick kërkuan të vulosnin fatin e sfidës para pushimit dhe e arritën. Në minutën e 42-të, Raphinha kompletoi dopietën personale pas një aksioni të shpejtë nga Alejandro Balde, i cili shpërtheu nga krahu i majtë dhe i dha një asist të artë brazilianit. Me një gjuajtje të saktë në këndin e poshtëm, Raphinha e çoi rezultatin në 3-1 dhe praktikisht mbylli çdo dilemë për fatin e kësaj përballjeje.
Me një avantazh të sigurt, Barcelona hyri në pjesën e dytë me një qasje më të qetë, duke menaxhuar ndeshjen dhe duke ruajtur energjitë për sfidën e rëndësishme të La Ligës ndaj Atlético Madridit fundjavën e ardhshme.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128