Barcelona merr vendim përfundimtar për Lewandowskin

Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të mbetet lojtar i lirë.
Pas disa sinjaleve nga klubi dhe raportimeve në media, është konfirmuar se Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën me sulmuesin polak, një nga më të mirët e gjeneratës së tij.
Lewandowski u bashkua me Barcelonës në verën e vitit 2022 si zgjidhja për krizën sulmuese të klubit dhe si ylli i madh që erdhi nga Bayern Munchen.
Ai fitoi titullin e La Liga-s në sezonin e tij të parë, por gjatë këtyre viteve klubi ka nisur një proces ristrukturimi të skuadrës.
Presioni financiar dhe nevoja për të ulur shpenzimet e pagave e kanë shtyrë Barcelonën drejt opsioneve më të reja dhe më afatgjata në sulm.
Sipas raporteve, bordi i klubit vlerëson se Lewandowski nuk është më në një nivel që justifikon një pagë të lartë dhe një rinovim kontrate.
“Barcelona nuk do të zgjasë kontratën e Robert Lewandowskit. Ai po largohet nga klubi”, shkruan “The Athletic”.
Barcelona po orienton sulmin drejt një stili më të shpejtë dhe dinamik, duke lënë hapësirë për lojtarët e rinj dhe duke planifikuar të paktën një përforcim të madh në afatin e verës.
Sulmuesi polak hyn kështu në fazën përfundimtare të karrierës dhe është në kërkim të një klubi të ri.
Atletico Madrid dhe Milan përmenden si kandidatët kryesorë për nënshkrimin e tij.
Serie A ka treguar viteve të fundit se është një destinacion ideal për lojtarët me përvojë, të cilët shpesh rifitojnë formën e lartë dhe zgjasin karrierën.
Përveç Evropës, Lewandowski mund të konsiderojë edhe transferime në Arabinë Saudite ose MLS.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
