Barcelona tronditet në momentin më delikat, humbet kapitenin për shkak dëmtimi

26 Shkurt 2026, 19:23 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona tronditet në momentin më delikat, humbet kapitenin për

Barcelona është tronditur sot me një nga lajm nga infermieria. Kapiteni Frenki De Jong është dëmtuar dhe duhet të qëndrojë jashtë për 3 deri në 4 javë.

Kjo është një humbje e madhe për ekipin e Flik, që do të kalojë disa ndeshje të vështira. Mungesa e De Jong do të ndihet për rreth 7 takime.

Barcelona nuk do e ketë mesfushorin në fazën 1/8 të Ligës së Kampioneve, ndërsa vendoset përballë Njukasëllit ose PSG-së. Po ashtu as për sfidën e dytë të Kupës së Mbretit me Atletiko Madrid. Ndeshjet e kampionatit që pritet të mungojë janë ndaj Vijarealit, Atletik Bilbaos, Seviljas dhe Rajo Vajekanos.

Barcelona i ka vuajtur jo pak dëmtimet. Tashmë Flik duhet të mendojë për një mesfushë të re.

Po ndodh...

ide