Objektiv i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

Myrto Uzuni njihet tashmë si lojtari i tretë në historinë e Austin, që regjistron 10 gola të shënuar. Më parë këtë shifër e kishte arritur Maksi Uruti dhe Gias Zardez.
Uzuni shënoi pikërisht në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Minesotës, ndërsa Austin u ndal në barazim 2 me 2. Nëntë golat e tjerë i kishte shënuar përgjatë vitit 2025.
Duhet thënë se Uruti mban rekordin në klub me 11 golat e shënuar në 64 ndeshje. Uzuni i ka të gjitha mundësitë, që të vendosë një rekord të ri, me Austin që garon në MLS prej vitit 2021. Sulmuesi shqiptar numëron 35 paraqitje në total deri tani.
Vetë Uzunin e lidh një kontratë deri në fundin e vitit 2027. Lojtari nga Berati ishte po ashtu pranë një kalimi te Trabzonspori në merkaton e dimrit, por klubet nuk ranë dakord për kushtet financiare.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128