Bayern interesohet për trajnerin austriak, klubi anglez kërkon 100 mln euro

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel.
Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Rangnick refuzuan pankinën bavareze, teksa së fundmi ka dalë në skenë tekniku i Crystal Palace në Premier League.
Austriaku është i preferuari i Uli Hoeness, i cili ishte gati të paguante deri në 18 mln euro për ta “rrëmbyer” nga klubi anglez, por kërkesa e drejtuesve të Crystal Palace shtangu gjermanët.
“Paguani 100 mln euro dhe merreni Glasner”, ishte kushti i “çmendur” i ishullorëve, me Bayernin që është tërhequr përkohësisht nga gara për firmën me Glasner.
49-vjeçari e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi më parë ka drejtuar në Bundesliga skuadra si Eintracht Frankfurt dhe Wolfsburg. Me Eintrachtin fitoi Europa Leagu në 2022.
-
Lecce bie në shtëpi, Ramadani luan 90 minuta ndaj Udines
13 Maj, 21:16
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

