Bayern Munich ofron 80 milionë euro për qendërmbrojtësin e Barcelonës
7 Shkurt 2024, 17:06 / SPORT

Thomas Tuchel nuk e preferon holandezin De Ligt dhe u ka kërkuar drejtuesve të Bayern Munich që në verë të transferojnë një qendërmbrojtës tjetër.
Emri më i përfolur që pritet të veshë fanellën e bavarezëve, është Roland Araujo.
Mbrojtësi uruguajan shihet si perfekti nga Tuchel për skemat e tij dhe Bayern është gati që t’i plotësojë dëshirën trajnerit.
Plot 80 milionë euro do të ofrojnë rekordmenët gjermanë në mërkaton e verës. Barcelona padyshim që do të rezistojë për ta mbajtur 24-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata në 2026.
Por duke parë situatën e vështirë financiare në të cilën katalanasit ndodhen, vështirë që të refuzojnë një ofertë të tillë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

