Bernardo Silva i ashpër ndaj gjykimit: "Të gjitha situatat 50-50, jepen kundër nesh!"

Bernardo Silva kritikoi punën e ekipit të gjyqtarëve të udhëhequr nga Darren England, duke argumentuar se një penallti ndaj Haaland në barazimin 2-2 midis Man.City dhe Nottingham Forest, duhej të ishte dhënë.
Incidenti kontrovers ndodhi kur ekipi i Pep Guardiolës po udhëhiqte 2-1 dhe, nëse ai do ta kishte shfrytëzuar penalltinë, do të kishte bërë një hap gjigant drejt fitores.
"Jemi mësuar tashmë këtë sezon. Të gjitha situatat 50-50 janë gjykuar kundër nesh. Ky është realiteti. Sapo pashë pamjet e incidentit me Haaland (ai u rrëzua në zone). Për mua, është një penallti! Por jemi mësuar tashmë me këtë, e dimë si funksionon.
Duhet të jemi më të mirë sepse nuk mund t'i kontrollojmë këto gjëra. Mund të kontrollojmë vetëm nivelin e performancave tona dhe kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi", tha lojtari ndërkombëtar portugez për TNT Sports.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128